Rreth Nesh

Mirë se erdhët në ordinancën tonë

Ordinanca gjinekologjike ISHP JURUKOVSKI është institucion privat specialist dhe subspecialist  i cili në veprimtarinë e vet përfshin diagnostikimin, ndjekjen dhe trajtimin e gjendjeve dhe sëmundjeve nga fusha e gjinekologjisë dhe obstetrikës.  Me punë ka filluar para më tepër se 23 vjet dhe është një nga ordinancat e para private gjinekologjike në Shkup dhe në Republikën e Maqedonisë.  Themelues i profilit profesional të ordinancës është prof. dr. Jovan Jurukovski, profesor i rregullt  në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, prodekan i fakultetit, shef i Katedrës për Gjinekologji dhe obstetrikë dhe shumë vite ka qenë drejtor i Klinikës Gjinekologjike – Obstetrike në Shkup (tani në pension).  Me meritën e tij, nga vetë filli i punës, janë vendosur standarde mjekësore moderne, principe dhe kritere për përodrimin e procedurave efikase diagnostifikuese dhe terapeutike.  Gjithnjë me qëllim të ofrimit të shërbimit shëndetësor cilësor, me respektimin principiel të të drejtave të pacientëve.  Mënyra e këtillë e punës dhe rezultatet e arritura nëpër vite e afirmojnë ordinancën si një nga institucionet shëndetësore private kryesore dhe udhëheqëse në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe e bëjnë tërheqëse edhe për pacientët jashtë vendit tonë.

Ordinanca është e pajisur me pajisje mjekësore më moderne dhe ka atmosferë të këndshme me qëllim pacientët të ndihen të sigurt dhe komfort.

Një nga prioritetet tona kryesore – kohë e mjaftueshme, e përkushtuar për secilin pacient në terminin e saktë të caktuar!

4

KONTROLLIMET

Kontrollimet caktohen për kohë prej 30 minuta ndërkaq nëse ka nevojë edhe për 60 minuta. (varësisht nga rasti).

Në ordinancën tonë çdo pacient, përpos shërbimit mjekësor cilësor, fiton edhe kohën e nevojshme për bisedë dhe konsultim që është me rëndësi të jashtëzakonshme për pacientët, por edhe për ne.  Privatësia Juaj, garantohet në çdo aspekt i qëndrimit Tuaj tek ne.

Të gjithë pacientët e ordinancës tonë, në rast nevoje, kanë mundësi të konsultohen me doktoreshën në çfarë do kohë.  Tërësisht e mbështesim bashkëpunimin me gjinekologun tuaj amë.  Shërbimet tona nuk i mbulon Fondi i Sigurimit Shëndetësor dhe të njëjtat kompensohen në mënyrë private.  Ordinanca punon çdo ditë, përveç gjatë vikendeve dhe festave shtetërore ( përveç në raste urgjente).

ISHP JURUKOVSKI ka lidhur marrëveshje me spitalin provat Remedika, ku mjekja punon si bashkëpunëtore e jashtme.

Disa nga shërbimet tona

– Ekzaminim me UT (vaginal dhe abdominal me fshikëzën plot)

– Marrja e mostrave për PAP / VF (Histolab)

– Analiza (bris) mikrobiologjik/e ( Avicena)

GJINEKOLOGJI

– Ndjekja e shtatzënisë normale, të rrezikshme dhe me rrezik të lartë

– Skrining i embrionit (sonogram gjenetik për detektimin e anomalive fetale) i hershëm java 11-13 dhe kryesor java 19 – 21

– Dopler gjatë shtatzënisë

OBSTETRIKË

– Lindje ( spontane ose me prerje cezariane)

– Ndërprerje e shtatzënisë së hershme patologjike ( deri në javën e 12-të, të shtatzënisë, në pajtim me ligjin)

– Amniocenteza (AC)

– Horion biopsi (CVS)

SHËRBIME SPITALORE NË REMEDIKA

Motoja jonë

Shërbim cilësor profesional, kohë e përkushtuar, privatësi, besim dhe shumë pacientë të kënaqur.  JU PRESIM!