ПЗУ Јуруковски ПЗУ Јуруковски
Menu
  • Shtëpi
  • Rreth Nesh
    • Dr. Lidija J. Grunevska
    +
  • Shërbime
    • LISTA E ÇMIMEVE
    +
  • TEMA AKTUALE
  • Galeri
  • Kontakt
  • Albanian
    • Macedonian
    • English
    +

HISTEROSKOPIA (HSC)

HomeUncategorized @sqHISTEROSKOPIA (HSC)
16 Oct

In Uncategorized @sq

/

By pageland

/

No comments

HISTEROSKOPIA (HSC)

Histeroskopia është metodë operative e cila zhvillohet me qëllim të vendosjes së diagnozës dhe terapisë.  Qëllimi është inspektimi i brendësisë së mitrës me ndihmën e instrumentit të quajtur histeroskop i cili nëpërmjet cerviksit futet në brendësinë e mitrës.  Më mirë është intervenimi të kryhet gjatë periudhës kur endometriumi  (shtresa e brendshme e mitrës) është më i hollë, respektivisht menjëherë pas përfudnimit të ciklit menstrual.  Bëhet me anestezion lokal ose të përgjithshëm.

Si realizohet intervenimi?

Intervenimi fillon me diletim (zgjerimin) e kanalit të cerviksit.  Për këtë qëllim përdoren të a.q. dilatatorë. Vijon vendosja e histeroskopit në të cilin është instaluar kamerë ndërsa e gjithë procedura ndiqet në ekran. Brendësia e mitrës është një zbrazëtirë virtuale ndërsa muret e saj shtrihen njëri mbi tjetrin.  Në mënyrë që brendësia e mitrës të bëhet më e dukshme, e njëjta mbushet me lëng ose gaz.  Zakonisht përdoret lëng i cili përveç zgjerimin, mundëson edhe pastrimin e gjakut dhe mbetjeve nga endometriumi.  Me këtë fitohet një imazh i qartë i brendësisë së mitrës që është kryesore për suksesin e intervenimit.  Gjatë gjithë procedurës është me rëndësi të madhe kontrolli i lëngut që futet dhe del me qëllim të parandalohet teprimi dhe intoksikimi i pacientes.

Nëse zbulohet çfarë do lloj ndryshimi i cili reteron nga konstatimi normal, histeroskopia diagnostikuese zëvendësohet me operative pas zgjerimit plotësues të kanalit të cerviksit.  E gjithë procedura operative ndiqet në ekran deri në përfundimin e saj.

Kur realizohet histeroskopia?

  • Thurje (septum) në mitër. Hiqet herën e parë ose disa herë me radhë varësisht nga madhësia
  • Polip në mitër ose cerviks
  • Miom submukoz (miom i cili rritet në brendësinë e mitrës)
  • Ablacion endometrial – heqja e endometriumit deri në thellësi të caktuar në drejtim të murit të mitrës
  • Heqja e spirales (që është ngjitur në murin e mitrës)
  • Adhezioliza – shkëputja e aderencave intrauterinare (ngjitjeve) zakonisht si pasojë e sindromës Asherman (Asherman syndom)
  • Gjakderdhje abnormal të mitrës
  • Vizualizim i lidhjes atero – tubulare

 

Copyright © 2018 PZU Jurukovski

Pageland - Full-Service Marketing Agency